Futboll

Kumbulla i thur elozhe Mourinjos: Një ëndërr, do të mësoj shumë prej tij

“Nuk arrij ta besoj ende. Është një ëndërr të stërvitem nga Mourinjo dhe do të jetë një motiv më shumë për t’u përmirësuar dhe për t’u rritur si futbollist. Nuk kam folur ende me të, do ta bëj kur ai të mbërrijë në Romë, do të jetë një eksperiencë e pabesueshme. Gjëja më e rëndësishme që Mourinjo do të sjellë te Roma është mentaliteti fitues, ka fituar më të gjitha skuadrat që ka drejtuar. Do të mësoj shumë prej tij”.

Janë fjalët e Marash Kumbullës, mbrojtësit të Kombëtares që aktualisht është i angazhuar me kuqezinjtë për dy miqësoret me Uellsin dhe Çekinë, ku pritet që të luajë si titullar. Kumbulla foli për “goal.com” në lidhje me ardhjen e trajnerit portugez te Roma. Mourinjo e sheh mbrojtësin shqiptar si një nga pikat e rëndësishme të skuadrës për të ardhmen.

Kumbulla gjatë derbit me Lacion. Gazeta Si, 4 qershor 2021

Sezoni i parë i Kumbullës me fanellën e Romës nuk ishte edhe aq pozitiv, pasi ecuria e tij u ndikua nga dëmtimet dhe Covid-19. Mbrojtësi shqiptar e nisi mirë, duke shënuar edhe dy gola, më pas karantinimi nga Covid-i dhe dëmtimi që pësoi kur ishte më Kombëtaren, e lanë jashtë fushe për një kohë të gjatë, çka bëri që ai të humbiste ritmin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë