Varianti Delta (indian) i Covid-19 mund të shtojë më shumë shtrimet në spital, në krahasim me variantin Alpha (britanik), ka thënë Shëndeti Publik Angli (PHE). Delta gjithashtu besohet të jetë tani varianti dominant në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ka tejkaluar variantin Alpha dhe rastet janë rritur me 5,472 që nga java e kaluar, në 12,431.
“Provat e hershme tregojnë se mund të ketë një rrezik të shtuar megjithëse nevojiten më shumë të dhëna,” thanë ekspertët në raportin javor të enjten.
Jenny Harries, shefi ekzekutiv i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, tha se ishte e domosdoshme që njerëzit të ishin të kujdessëhm ndërsa shkencëtarët mësojnë më shumë rreth variantit të ri.
“Mënyra për të trajtuar variantet është përdorimi i të njëjtave masa për të zvogëluar rrezikun të transmetimit të Covid-19 që kemi përdorur më parë. Punoni nga shtëpia kur mundeni dhe praktikoni të njëjtat rregulla si më parë. Gjithashtu kryeni vaksinat nëse ju kanë caktuar orarin, ”shton Harries.
Të dhënat Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britani, treguan se normat e infeksionit po rriteshin në të gjithë vendin dhe rastet ishin më të larta tek ata të moshës 10 deri në 19 vjeç. Në atë grupmoshë, normat u rritën në 72.3 për 100,000 njerëz, nga 55.2 javën e kaluar.
Burimi: The Independent/ Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje