Politike

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-LSI për zgjedhjet e Beratit

Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me rezultatin e zgjedhjeve  të qarkut Berat.

PD dhe LSI kishin kërkuar pavlefshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre me pretendimin se ishin manipuluar.

Më herët Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesat e dy partive opozitare edhe për Gjirokastrën dhe Vlorën, teksa pritet që në fillim të javës tjetër të shqyrtohet edhe padia për Durrësin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë