Kryeministri Edi Rama dhe Yuri Kim kanë zhvilluar një takim rreth mesnatës në rezidencën e Ambasadaës Amerikane në Tiranë.
Takimi ka qenë relativisht i gjatë. As nga Ambasada dhe as nga Qeveria nuk ka një njoftim zyrtar për këtë takim, por nisur nga orari i pazakontë i mbajtjes së tij dhe fill pas kthimit të Ramës nga vizita në Turqi, temat duhet të kenë qenë me rëndësi.
Ky ishte takimi i parë i Ramës me Ambasadoren Kim pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe pas shpalljes së Sali Berishës “non grata”, vendim për të cilin Berisha akuzon se është marrë mbi bazën e lajmeve të rreme të servirura në DASH nga Qeveria e Edi Ramës.
Takimi i paraprin gjithashtu edhe seancës plenare në Kuvend, ku do të diskutohet dhe votohet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje