Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka ndaluar amerkanët të investojnë në kompanitë e sigurisë dhe teknoligjisë në Kinë që të ndalojë kapitalin amerikan të përdoret nga Kina për të minuar sigurinë kombëtare.
Vendimi do të hyjë në fuqi më 2 gusht, ndërsa investitorët kanë 12 muaj kohë të tërheqin fitimet e tyre dhe të heqin dorë nga kompanitë kineze.
Janë 59 kompani kineze në të cilat SHBA do të ndalojë investimet dhe lidhjet me to. Më e madhja është firma Hauëei dhe kompani të tjera të telekomunikacionit, teknologjisë dhe prodhimit.
Amerikanët nuk mund të invevstojnë drejtpërdrejtë në Kinë, por as tek kompanitë që kanë një portofol atje.
Ministri i Jashtëm i Kinës akuzoi SHBA-në për shpërdorim të fuqisë që ka si shtet dhe për mosrespektim të tregut duke opresuar kompoanitë kineze.
Biden e mori këtë vendim, që ka nisur me hapa më të vogla kohë më parë, lidhur me situatën në kampet e Ujgurit. Për pak ditë Biden do të jetë pjesë e samitit të G7 kur Kina do të jetë qëndra e diskutimeve.
Vitin e kaluar, ish-presidenti Donald Trump, vendosi gjithashtu sanksione kundrejt kompanive kineze, lidhur me të njëjtën situatë.
Me ardhjen e Biden, besohej se lidhja Kinë-SHBA do të përmirësohej, por jo.
Marc Rubio, një senator republikan në Florida tha se Biden po i jep shumë fuqi zyrtarëve të Thesarit dhe Thesari është lidhur ngushtë me tregun e Ëall Stree, të cilët kërkojnë të financojnë Partinë Komuniste ne Kinënpër të zëvëndësuar lidershipin në SHBA me të.
Kongresi amerikan njoftoi se çdo vit do të publikohet një listë e re për kompanirtë kineze që do të ndalohen në SHBA.
Burimi: Financial Times/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje