Futboll

Katastrofë në Vlorë, Flamurtari përfundon në Kategorinë e Dytë

Futbolli i lavdishëm vlonjat, që dikur eliminonte Partizanin e Beogradit në Europë dhe matej denjësisht me Barcelonën, sot e sheh veten në humnerë, në Kategorinë e Dytë. Një përdhosje e fanellës së rëndë kuqezi dhe një turpërim i madh për gjitha ata emra brilantë që e kanë mbajtur veshur atë më parë.

Flamurtari nuk mundi të siguronte qëndrimin në Kategorinë e Parë në ndeshjen shtesë me Tërbunin, ku u mund me penallti. Pas 120 minutash lojë gjithçka u mbyll në barazim pa gola dhe fati i dy skuadrave u vendos nga pika e bardhë, ku i vetmi që gaboi ishte sulmuesi Andi Ribaj i vlonjatëve. Dështimi i sotëm në “Elbasan Arena” ka vulosur krizën e thellë që e ka pushtuar Flamurtarin prej vitesh.

Momenti kur Ribaj humb penalltinë dhe Flamurtari bie në të Dytën. Gazeta Si, 6 qershor 2021

Një vit pas rënies nga elita, vjen edhe goditja tjetër e madhe. Rënia në të Dytën është katastrofë për Flamurtarin, që gjithë këto vitet e fundit ka vuajtur menaxhimin e keq të klubit, si dhe problemet financiare për shkak të borxheve të pafundme. Një situatë që bëri që sezonin e fundit skuadra të launte me shumë lojtarë të rinj, por kurrë nuk mendohej se do të binte nga kategoria.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë