Politike

Basha në Shkodër: 25 Prilli, gjëma e Edi Ramës, nuk e njoh kurrë si proces

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimet e zhvilluara me demokratët e Shkodrës, tha se 25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë, dhe me vullnetin e shqiptarëve.

“25 prilli është gjëma dhe krimi final i regjimit të Edi Ramës dhe Tom Doshit”, tha ai.

Basha e vuri theksin tek i njëjti mesazh si në takimet e tjera.  

“Mesazhi i parë është që vullneti shqiptar i tjetërsuar me 25 prill, masakra zgjedhore e 25 prillit nuk njihet e nuk do të njihet kurrë nga unë, nga pozitat e kryetarit të Partisë Demokratike, nuk e njoh dhe nuk shkel mbi vullnetin e tjetërsuar të shqiptarëve…”, tha ai

Më tej, Basha shtoi: “Nuk ka bashkëpunim më atë që ka konsumuar krimin final ndaj demokracisë pasi shkatërroi të gjithë institucionet e vendit, ekonominë dhe gjithë tabanin e bashkëjetesës demokratike por ka vetëm betejë, betejë të vendosur deri në fund me të gjitha format dhe mënyrat, me të gjitha forumet”.

“Dua ta konsiderojmë 13 qershorin një datë të rëndësishme dhe jo një ditë rutine. Pas 25 prillit, ky është testi i parë jo vetëm për anëtarësinë, por edhe shqiptarët, për mbështetësit tanë dhe për të gjithë të tjerët për të parë sjelljen tonë, gjendjen tonë, forcën tonë”, tha ai.  

Basha ftoi demokratët në fitoren e betejës. Por cilës konkretisht?

“Beteja jonë e parë është për kthimin e legjitimitetit në vend, është për demokracinë dhe të sigurt të jeni se kjo betejë dhe fitorja e kësaj beteje do të garantojë jo vetvetiu por pothuajse edhe vetevetiu edhe e fitoren e asaj të parës, do të konfirmojë shumicën dërrmuese të shqiptarëve që deshën me 25 prill ndryshimin dhe e duan sot akoma më shumë.

Por që të ndodhë kjo duhet që bashkimi dhe qëndresa që faktuam, vendosmëria që faktuam në të gjitha betejat deri në atë të 25 prillit, të jetë edhe më e madhe edhe më e fortë…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë