Bota

Frikë nga arrestimi, opozitari rus Gudkov arratiset në Ukrainë

Kundërshtari dhe ish-deputeti rus, Dmitri Gudkov, njoftoi se ishte larguar nga Rusia për në Ukrainë, për shkak të presionit nga autoritetet përpara zgjedhjeve parlamentare të këtij shtatori.

“Unë po i afrohem Kievit”, – shkroi ai në një postim në Facebook, duke shtuar se burime pranë Kremlinit i thanë se nëse nuk largohej, ai do të arrestohej për një çështje penale “false” kundër tij.

Gudkov, 41 vjeç, u arrestua në fillim të kësaj jave së bashku me një kritik tjetër të njohur të Kremlinit, Andrei Pivovarov, 39 vjeç, me këtë të fundit të zbarkuar nga një aeroplan që shkonte për në Varshavë vetëm disa minuta para ngritjes.

Gudkov ishte arrestuar me akuzën e një qiraje të papaguar që nga viti 2015, me rrezikun për të qëndruar në burg për 5 vjet.

Mbështetësit e tij, e kanë quajtur arrestimin një formë ndëshkimi për planet e tij për të marrë pjesë në zgjedhje. Por ai më vonë u la i lirë pa akuzë të enjten në mbrëmje, në një tërheqje të rrallë nga autoritetet ruse.

Avokati i tij, Mikhail Biryukov, i tha AFP-së se Gudkov u la i lirë pa një akuzë zyrtare. Mbështetësit përshëndetën lirimin e tij, por sugjeruan që ai nuk do të lejohej të kandidonte për në Parlament.

Ndërkohë, Pivovarov do të mbetet në qeli, pasi një trupë gjyqësore të mërkurën, urdhëroi që ai të mbahej në paraburgim për dy muaj. Ai është ish-drejtori ekzekutiv i fondacionit “Open Russia”, një grup pro-demokratik i shpërndarë së fundmi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë