Futboll

Drejtësia zvicerane bllokon UEFA-n dhe FIFA-n, jo masa për klubet e Super Ligës

Drejtësia zvicerane ka stopuar UEFA-n dhe FIFA-n: nuk mund të ketë sanksione për klubet që aderuan në projektin e Super Ligës. Sipas spanjolles “Cadena SER”, Ministria e Drejtësisë në Zvicër u ka dërguar një njoftim dy organizmave, ku u komunikon se nuk mund të marrin masa ndaj Barcelonës, Real Madridit dhe Juventusit.

Më 25 maj UEFA nisi një hetim disiplinor në lidhje me tre klubet në fjalë, duke paralajmëruar masa ndaj tyre me pretendimin se kanë bërë shkelje dhe duke i kërcënuar se mund të përjashtohen nga kompeticionet europiane, nëse nuk tërhiqen nga projekti.

Drejtuesit e 3 klubeve disidente. Gazeta Si, 7 qershor 2021

Një gjykatë në Madrid doli në krah të Barcelonës, Juventusit dhe Realit, duke hedhur poshtë pretendimet e UEFA-s për sanksione dhe hetim disipilinor. Në të njëjtën kohë, i është kërkuar një interpretim i rregullores Këshillit të Drejtësisë të Bashkimit Europian për shkelje të mundshme të rregullave të konkurrencës nga UEFA dhe FIFA.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë