Policia Federale Australiane ka raportuar se qindra persona janë arrestuar në pjesë të ndryshme të botës në një operacion masiv kundër krimit të organizuar.
Operacioni, i kryer në shtete të ndryshme të Evropës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Zelandën e Re, u bë i mundur falë infiltrimit të policisë në një aplikacion të përdorur për të shkëmbyer mesazhe të koduara midis kriminelëve.
Duke paraqitur rezultatet e “operacionit më të sofistikuar në botë”, të organizuar dhe zbatuar për tre vjet, policia Australiane dhe FBI kanë specifikuar se ata kanë përdorur aplikacionin ‘An0m’ për të ndjekur organizatat kriminale. Vetëm në Australi, mbi 200 njerëz u arrestuan në atë që kryeministri e quajti një operacion “ujëmbledhës” kundër krimit të organizuar në të gjithë botën.
Arrestimet u kryen në 18 vende të shpërndara në të gjithë Oqeaninë, Azinë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Evropën dhe Lindjen e Mesme. Gjatë hetimit, u sekuestruan 3.366 kilogramë drogë dhe 35.8 milionë dollarë në para. Policia australiane tha se gjithashtu ka konfiskuas 72 armë zjarri dhe 1,650 pajisje elektronike.
Aplikacioni ‘An0m’ është një nga shërbimet e mesazheve që përdoret nga bandat e krimit të organizuar. Sapo arritën në platformë, agjentët ishin në gjendje të lexonin miliona mesazhe në “kohë reale” rreth planeve të vrasjeve, programeve të importit të drogës dhe më shumë.
“Të arrestuarit po flisnin vetëm për drogë, dhunë, sulme, njerëz të pafajshëm për të vrarë”, tha Komisioneri Federal i Policisë Australiane, Reece Kershaw.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje