Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimet e zhvilluara me demokratët e Tiranës, tha se PD doli më e fortë nga zgjedhjet e 25 Prillit
Megjithatë, Basha nënvizoi se 25 Prilli nuk solli asnjë zgjidhje për Shqipërinë.
“Dy qëndrime të prera dhe të pandryshueshme, të cilat për mua janë ABC-ja e rrugës që duhet të ndjekim për ta shpëtuar Shqipërinë nga kjo harbutëri e përbindshme, nga ky rrëgjim dhe i pari i saj. E para, 25 Prilli është masakër zgjedhore, nuk mund dhe nuk do të njihet e nuk do të pranohet kurrsesi si një rezultat legjitim dhe si një shprehje e vullnetit të shqiptarëve. Dhe e dyta, autori i kësaj masakre, nuk mund t’i shtrijmë dorën, por mund t’i ofrojmë të vetmin gjë që meriton dhe që i jep çdokush që ka një fije qytetërimi dhe përgjegjësie para shoqërisë dhe para kombit, betejë deri në fund”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje