Shqipëria ka lidhur marrëveshjen e parë me një vend anëtar të Bashkimit Evropian për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit.
Bëhet fjalë për Hungarinë.
Shqipëria dhe Hungaria do të mbyllin kësaj jave njohjen e të gjitha llojeve të vaksinave atni-Covid dhe të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit.
Kjo marrëveshje është arritur gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Hungari.
Kryeministri Edi Rama tregoi përmes një postimi në rrjetet sociale se ka pasur një ditë të suksesshme takimesh me homologun hungarez, Viktor Orban dhe delegacionet përkatëse.
“Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orban dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, shkruan kreu i Qeverisë shqiptare.
Mesazhi shoqërohet me një foto mes dy kryeministrave dhe flamujt e dy vendeve. Përveç këtij postimi të Ramës dhe daljes së një pjesë të ministrave që e shoqërojnë ditën e hënë hollësi të mëtejshme mbi objektivin e kësaj vizite nuk janë dhënë.
Kjo la të hapura hamendësimet në Tiranë, deri në atë pikë sa Spartak Ngjela, përmes një postimi në rrjetet sociale hedh dyshime se vizita e beftë e Edi Ramës në Budapest ka për qëllim të parandalojë një pranim të mundshëm azili të Ilir Metës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje