Greqia ka marrë një vendim që synon të reduktojë mbërritjen e emigrantëve në brigjet europiane. Athina në fakt ka vendosur të cilësojë Turqinë si vendin e tretë më të sigurtë për azilkërkuesit duke mos pranuar më kërkesat për azil nga Turqia.
“Turqia është një vend i sigurt për azilkërkuesit nga Siria, Afganistani, Pakistani, Bangladeshi dhe Somalia,” tha në një deklaratë Ministria e Jashtme greke dhe autoriteteve për të drejtën e azilit.
Dokumenti merr në konsideratë raportimet e fundit të Shërbimit për azil për situatën aktuale në Turqi, për kushtet e jetës dhe të drejtave të njeriut të disa kategorive të azilkërkuesve.
Në Turqi në mënyrë të veçantë, nuk konsiderohen në rrezik për shkak të racës së tyre, fesë, nënshtetësisë apo bindjeve politike. Vendimi grek ndihmon brigjet europiane nga ardhjet e emigrantëve, duke shënuar dhe ngjarje dramatike.
Bashkimi Europian përballë emigracionit klandestin nuk arrin të flasë me një zë të vetëm, edhe pse problemi është nga më të rëndësishmit në nivel komunitar. Turqia ka qenë një pikë kyçe transiti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Europë, veçanërisht ata që i shpëtojnë luftës dhe persekutimit.
Më shumë se 265,000 emigrantë qëndruan në Turqi në 2018, sipas Ministrisë së Brendshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje