“Mos ejani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të vazhdojmë të zbatojmë ligjet tona dhe të mbrojmë kufijtë tanë. Nëse vini, do të riatdhesoheni”.
Kanë nisur polemikat në Amerikë për paralajmërimin dërguar emigrantëve të Amerikës Qendrore nga Kamala Harris, në udhëtimin e saj të parë jashtë vendit si zv.presidente.
“Dua të jem e qartë, me të gjithë ata që po tentojnë të ndërmarrin atë udhëtim të rrezikshëm drejt kufirit”, – shtoi ajo.
Turneu i Harris që është pjesë e premtimit të Joe Biden për të miratuar një politikë migrimi “më njerëzore”, sesa ajo e paraardhësit të tij Donald Trump. Por ato fjalë, të nxjerra pak nga konteksti, kanë ngjallur kritika dhe sarkazëm, duke e bërë të vështirë për Kamalën ambicioze, e cila, pasi theu mitin si nënpresidentja e parë femër (dhe me ngjyrë), po përpiqet të dalë nga hija e kujdestares përkundër numrit në rritje të përfaqësuesve.
“Ne duhet të flasim për zonat që shkaktojnë problemin në kufi”, midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Kamala Harris kërkon të mbrojë veten e saj nga zjarri i pyetjeve se pse nuk e ka vizituar ende kufirin edhe pse Biden i ka besuar asaj dosjen e imigracionit.
“Unë do të shkoj në kufi”, siguroi ajo. Zërat protestues janë ngritur midis progresistëve, si demokratja Alexandria Ocasio-Cortez: “Së pari, kërkimi i azilit kudo në kufi është një metodë 100% e ligjshme e mbërritjes, – shkroi ajo në Twitter. – Së dyti, Shtetet e Bashkuara kanë kaluar dekada duke ndihmuar në ndryshimin e regjimeve dhe destabilizimin e Amerikës Latine. Ne nuk mund ta djegim shtëpinë e dikujt dhe pastaj ta fajësojmë atë për largimin”, – shtoi ajo.
Paralajmërimi i Harrisit, megjithëse me nuanca më të ashpra, është në të vërtetë në përputhje me mesazhin e Biden. “Mos ejani. Mos i lini qytetet, komunitetet tuaja”, – pati thënë presidenti Biden në mes të marsit për të ndaluar valët e emigrantëve.
Por nënpresidentja pranoi se shumë njerëz janë të detyruar të largohen nga vendi ku janë rritur për t’i shpëtuar dhunës, varfërisë, korrupsionit, katastrofave natyrore.
“Por ne duhet të japim një ndjenjë shprese se ndihma është në rrugë e sipër, se ka një arsye për të qenë të sigurt në të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre”, shpjegoi Harris.
“Nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë, nuk do të shohim një kthim të menjëhershëm, por do të shohim progres”, – pranoi numri dy i SHBA-vë, e kritikuar nga republikanët që nuk kishin shkuar ende në kufirin meksikan për të prekur atë që ata e quajnë një “krizë”.
Muaji prill regjistroi mbërritjen e paparë në 15 vjet të mbi 178,000 emigrantëve, nga të cilët më shumë se 40% nga “Trekëndëshi Verior” i formuar nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori.
Joe Biden ka vendosur katër miliardë dollarë në tryezë për të ndihmuar vendet e Amerikës Qendrore të krijojnë zhvillim dhe vende pune, por Kongresi nuk ka miratuar ende këstin e parë prej 861 milionë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje