“Të ulesh në gjunjë për “Black Lives Matter” nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë raciale. Është një gjest marksist”. Vendimi i kombëtares angleze për t’u gjunjëzuar para çdo ndeshjeje vazhdon të krijojë polemika: pas vërshëllimave të tifozëve dhe solidaritetit ndaj skuadrës të kryeministrit Boris Johnson, trajneri Gareth Souhtgate është kritikuar ashpër nga Nigel Farage.
Ish-lideri i Brexit Party, ndër arkitektët kryesorë të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, ka dalë kundër trajnerit të Anglisë, duke thënë se “nuk është më në kontakt me tifozët dhe kombin”, kur është vënë në krah të lojtarëve të tij.

Në dy miqësoret e fundit, kombëtaret angleze janë vërshëllyer kur janë gjunjëzuar në mbështetje të fushatës kundër çdo lloj diskriminimi racial. Një gjest që nisi nga lëvizja “Black Lives Matter”, pas vrasjes së George Floyd nga një polic amerikan. Në Mbretërinë e Bashkuar nga disa, – duke përfshirë edhe Farage – është konsideruar një gjest me prapavijë politike.
“Të ulesh në gjunjë nuk ka fare të bëjë me barazinë dhe drejtësinë raciale, – ka thënë Farage në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale. – Do të thotë të solidarizohesh me një organizatë marksiste që synon të eliminojë forcat politike, dëshiron të shkatërrojë kapitalizmin perëndimor, të fshijë mënyrën tonë të jetesës për ta zëvendësuar me një rregull të ri komunist. Morali i historisë është shumë i thejshtë: të gjithë sportistët dhe eventet sportive nuk duhet të merren me politikë dhe as të bëjnë gjeste që kanë vlerë politike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje