UEFA i ka kërkuar zyrtarisht Ukrainës të modifikojë fanellën e ekipit kombëtar të futbollit që do të marrë pjesë në Europian. Vendimi është marrë pas protestave të Rusisë, që e konsideroi një fanellë “politike” atë të ukrainasve. Organizimi që drejton futbollin europian i ka vlerësuar të drejta pretendimet e Rusisë, duke e vlerësuar “politik” sloganin “Lavdi heronjve tanë”, që Ukraina kishte në fanellë.
Në fanellë shfaqet harta e shtetit të Ukrainës, duke përfshirë edhe gadishullin e Krimesë, që është territor rus. Në konferencë shtypi, Andrij Shevçenko, trajneri i Ukrainës, ka mohuar që të ketë pasur një incident diplomatik për shkak të fanellës.

“Pasi kemi zhvilluar një analizë më të thellë, – shpjegon UEFA, – ky slogan i përdorur gjatë rebelimit popullor antirus në Maidan, në 2014-ën, është qartësisht i një natyre politike, kështu që duhet tërhequr në prag të ndeshjeve të një kompeticioni të UEFA-s”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje