Politike

Pas shkarkimit nga Kuvendi, Meta u rikthehet konferencave për shtyp

Pas një periudhe relativisht të gjatë pushimi, Presidenti Ilir Meta rinis këtë të premte bashkëbisedimet me gazetarët.

Presidenca njofton sse konferenca e radhës do të mbahet këtë të premte në orën 13:00.

Në këtë dalje, Presidenti pritet që të denoncojë procesin, sipas tij, ilegjitim të shkarkimit nga Parlamenti dhe të akuzojë se si u blenë deputetët e opozitës parlamentare për të dhënë votën pro kërkesës së socialistëve.

Kjo do të jetë dalja e parë e këtij lloji e Presidentit Meta pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe votimit në Parlament që e shkarkoi me 104 vota pro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë