Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha në takimin me demokratët e Peqinit dhe Paskuqanit, se në parti nuk ka asnjë të tepërt. Ai ftoi demokratët të dielën që të votojnë masivisht.
“Ajo që duhet të bëjmë është që përmes pjesëmarrjes masive të tregojmë forcën tonë, faktin që jo vetëm nuk jemi në gjunjë por jemi kokë lartë, se betejën e kemi bërë me vlera dhe janë të tjerë njerëz që duhet të jenë më kokën poshtë në Peqin, Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë për atë që iu kanë bërë qytetarëve të tyre. Duhet të dalim nga kjo betejë mendjendarë e jo të çoroditur. Duhet të dalim nga kjo betejë të vendosur e të bashkuar siç jemi, për t’i shkuar deri në fund luftës për demokraci…” tha ai, duke i vënë demokratët përballë dy alternativave,
“Kush e mohon masakrën e 25 prillit, për fat të keq i bie me shkelm kësaj sakrifice.
Ne jemi sot në mes të një gare të brendshme e cila do të finalizohet të dielën. Ajo që do të vendosim të dielën do të përcaktoj edhe kursin me të cilin do të ecim. Sic kam insistuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë, dua ta përsëris edhe këtu, ne mund të kemi mendime të ndryshme për aspekte të ndryshme të gjithckaje që ka ndodhur, qoftë në kuptimin e asaj që na ka ndodhur për shkak të kundërshtarit, qoftë për shkak të përgjegjësive të brendshme tona.
Gjithsecili ka lirinë të mendojë dhe të analizojë dhe natyrisht me 13 qershor të vendosë në bazë të këtij arsyetimi, por për një gjë nuk mund të jemi të ndarë, për një gjë nuk mund të kemi 2 mendime, e nuk mund të ulemi në 2 karrige, ose 25 prilli ishte masakër zgjedhore ose ishte fitore e Edi Ramës
Në qoftë se pranojmë të dytën, atëherë de facto kemi shkelur mbi sakrificën e demokratëve dhe i kemi rënë me shkelm gjithckaje që kemi ndërtuar në katër vite dhe kjo nuk është më e keqja, më e keqja është që duke pranuar këtë kemi legjitimuar mënyrat, format e të keqes, korrupsioni, krimin harbutërinë, dhe i kemi hapur rrugën një nate të pafund për Shqipërinë dhe shqiptarët…”
E diela sipas tij është një test për vetë PD-në.
‘Unë ju ftoj që në 13 qershor të dilni masivisht e në radhë të parë për të treguar qytetarëve të Paskuqanit, Kamëz, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë forcën tonë. Ju kërkojë të votoni për të vazhduar se betejën tonë se rrugë tjetër nuk ka. As Shqipëria nuk do të zbrazet dhe të vdesë, as demokracia nuk do të marrë fund pas 30 viteve që ka lindur dhe as shqiptarët nuk do të kthehen në kohët më të errëta të monizmit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje