Shqipëria është tashmë zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme. Gjatë votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Shqipëria, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në këtë organizatë, është mbështetur nga 175 vende, nga 190 që morën pjesë në votim.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve janë të përhershëm, konkretisht ShBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina, kurse 10 anëtarët e tjerë nuk janë të përhershëm, por me një mandat dyvjeçar. Mes tyre tashmë është edhe Shqipëria.
Secilit vend kandidat i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Mandati i anëtarëve të rinj fillon më 1 janar 2022 dhe shërben deri më 31 dhjetor 2023.
Këshilli i Sigurimit merret me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, ka kompetenca të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara, si dhe të miratojë sanksione.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje