Bota

SHBA, përfshihet nga flakët një fabrikë kimike në Illinois (Video)

Një shpërthim dhe më pas flakë. Një zjarr shpërtheu në fabrikën kimike “Chemtool Incorporated” në Rockton, Illinois në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkaku nuk dihet ende, por siç raportuan mediat lokale, autoritetet u kanë kërkuar banorëve brenda një rreze prej gati dy kilometrash, të evakuohen pas rrjedhjes së mundshme të agjentëve kimikë të rrezikshëm.

Kompania prodhon lëngje, lubrifikantë dhe produkte të yndyrshme që shpërndahen globalisht.

Zyrtarët thanë se ishin të shqetësuar se kimikatet si acidi sulfurik, azoti dhe plumbi mund të përhapen përmes tymit, megjithëse monitorët e nivelit të tokës deri më tani nuk treguan ndonjë ndikim në cilësinë e ajrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë