Bota

Rikthehen sulmet ajrore në Gaza, Izraeli godet objektivat e Hamasit

Një shpërthim i fortë tronditi heshtjen e natës në Gaza. Sipas një stacioni radio të Hamasit, Izraeli ka kryer një sulm ajror kundër një kampi trajnimi palestinez.

Ky do të ishte sulmi i parë që nga armëpushimi në 21 maj. Agjencia e lajmeve “Reuters”, njoftoi se disa dëshmitarë në Gaza dëgjuan një shpërthim masiv.

Menjëherë pas kësaj, një zëdhënës i ushtrisë izraelite konfirmoi se forca ajrore sulmoi disa pozicione të Hamasit në përgjigje të godutjes së topave të zjarrit drejt kufirit izraelit, duke shkaktuar rreth njëzet zjarre.

Këto sulme dhe përdorimi i balonave për të shkaktuar zjarrvënie janë incidentet e para serioze, pas 21 majit, kur hyri në fuqi marrëveshja për  armëpushim midis Izraelit dhe grupeve palestineze në enklavë.

Pas 11 ditësh luftime, me 260 të vdekur palestinezë, duke përfshirë fëmijë, adoleshentë dhe luftëtarë dhe 13 të vdekur në Izrael, (përfshirë një fëmijë, një adoleshent dhe një ushtar), palët u duk se kishin gjetur qetësinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë