Futboll

Shorti/ Partizani përballet me Bazelin, nëse kalon në turin e dytë në Europë

Është hedhur sot shorti për turin e dytë të Ligës së Konferencës, një kompeticion ku marrin pjesë 3 skuadra shqiptare dhe që e nisin nga turi i parë eliminator. Ato kanë mësuar kështu kundërshtarët e radhës, nëse ia dalin të kualifikohen për në turin e dytë.

Partizani, nëse kalon moldavët e Sfintul Gheorge, e pret Baezeli, ekipi i madh zviceran që vitet e fundit ka luajtur rregullisht edhe në Ligën e Kampionëve, duke shkuar deri në fazën me grupe. Një short shumë i vështirë për të kuqtë, pasi Bazeli, ku laujnë Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi, është i një tjetër niveli dhe sigurisht që për skuadrën e Dajës do jetë e pamundur.

Shorti per Partizanin. Gazeta Si, 16 qershor 2021

Laçi, nëse kualifikohet ndaj Podgoricës, në turin e dytë do të gjejë rumunët e Kraiovës, kurse Vllazninë, po të kalojë me sukses boshnjakët e Shiroki Brijeg, përplaset me qipriotët e Ael Limasol. Turi i dytë i Ligës së Konferencës zhvillohet më 22 dhe 29 korrik. Deri atëherë ka kohë, më parë 3 skuadrat tona duhet të përpiqen të kalojnë kundërshtarët e parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë