Futboll

“Superman Returns”, Parma zyrtarizon Bufonin me një video origjinale

“Është kthyer në vendin që i përket, është kthyer në shtëpi”. Me këtë postim në Tuiter, të shoqëruar me një video, Parma ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Xhixhi Bufon pas 26 vitesh. Portieri 43-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin ku është rritur, me skuadrën ku debutoi në Serinë A 17 vjeç, më 19 nëntor 1995 ndaj Milanit. Prezantimi është programuar më 22 qershor.

Videoja e zyrtarizimit nga Parma i referohet “trailer”-it të një filmi fantashkencë, të titulluar “Superman returns”, të përshtatur me stadiumin “Tardini”. Në fund shihet një personazh misterioz që heq kapuçin dhe zbulon identitetin. Ai është Bufon, që në telefon me pronarin e Parmës thotë: “Ok Kyle, i’m in” dhe Krause përgjigjet: “Mirë se u ktheve në shtëpi”.

Në fund të fundit, Bufon ka bërë një zgjedhje zemre. “Në tavolinë kam disa oferta të ndryshme. Ka skuadra që luajnë në Champions, pastaj ka edhe skuadra që përfaqëosjnë rikthimin tim në origjinë, që lëvizin diçka brenda meje sa u takon ndjenjave. Këto shndërrohen në entuziazëm dhe energji”, – ka thënë pak ditë më parë Bufon. Ai zgjodhi Parmën e tij, me objektin ta kthejë shpejt në Serinë A.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë