Politike

Kuvendi Kombëtar i PD do të zgjedhë Këshillin e ri në 17 korrik, diskutohen ndryshimet në statut

Zbardhen vendimet që do të miratojë sot Kryesia e Partisë Demokratike. Në 17 Korrik PD do të thërrasë Kuvendin Kombëtar, që do të zgjedhë edhe Këshillin e ri Kombëtar, i cili do të zgjedhë më pas edhe drejtuesit e rinj të selisë blu.

Në Kryesinë e PD do të diskutohet dhe analizohet gjithashtu edhe ajo që ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit, që selia blu e quan ‘masakër zgjedhore’.

VENDIM I KRYESISESE PD

I. Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.

II. Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:

“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike  të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.

2. Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.

3. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”.

Komisioni i Përhershëm Statutor i përbërë nga:

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm;
Edi Paloka, Nënkryetar;
Edmond Spaho, Nënkryetar;
Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas (LDG);
Belind Këlliçi, Kryetar i Forumit Rinor të PD (FRPD);
Jorida Tabaku, përfaqësuese e Kryesisë së Partisë;
Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i Kryesisë së Partisë;
Enno Bozdo, përfaqësues i Kryesisë së Partisë;
Grida Duma, përfaqësuese e Kryesisë së Partisë.

Sekretariati Teknik i Komisionit të Përhershëm Statutor përbëhet nga:

Ervin Minarolli, Sekretar për Burimet Njerëzore;
Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Zgjedhore;
Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë