Real Madridi duhet të sistemojë shiritin e kapitenit pas largimit të Serxhio Ramosit. Nëse kapiteni i ri do të jetë Marselo, braziliani do të bëhej kapiteni i parë i huaj i klubit madrilen në 104 vjet histori.
Ikja e Ramosit e detyron klubin të modifikojë disa gjëra dhe një nga këto është hierarkia e kapitenëve, që përbëhet nga tre lojtarë të huaj: Marselo, Benzema dhe Varane. Ky fakt do të thyejë një rekord te klubi i madh spanjoll, që kurrë më parë nuk ka pasur një kapiten të huaj. Braziliani do të marrë stafetën nga Ramos pas 6 vjetësh.

Rregulli që ndiqet për sa i takon shiritit të kapitenit të Realit bën që jo vetëm kapiteni i parë Marselo të jetë i huaj, por edhe dy zëvendëskapitenët, Benzema dhe Varane. Spanjolli i parë në listë është Naço, por ai renditet i katërti. Marselo do të ketë përpara një përgjegjësi të madhe, pasi duhet të pasojë një kapiten të madh si Serxhio Ramos, që ka fituar 12 trofe me shiritin në krah.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje