Politike

Greqia hap kufijtë për shqiptarët më 19 qershor, por përsëri me kuota. Ç’duhet të dini para se të udhëtoni

Qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë tashmë drejt Greqisë duke filluar nga 19 qershori, pasi vendi fqinj ka hapur kufijtë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë. Vendimi vjen pasi Bashkimi Europian e futi Shqipërinë në listën e sigurt të vendeve të sigurta. Të tjera vende europiane pritet te heqin kufizimet e udhëtimit për qytetarëve shqiptarë në ditët në vazhdim.

Duke filluar nga e shtuna, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike. Ministria e Jashtme njofton se udhëtarët shqiptarë do të duhet të kenë me vete:

  • a) Formularin Plf
  • b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose rapid ose
  • c) Certifikate se diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Deri para këtij vendimi drejt Greqisë shkonin vetëm punëtorë sezonalë nga Shqipëria dhe ata që kishin emergjenca shëndetësore. Gjithsesi në pikat kufitare prej 19 qershorit do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse. “Deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes… Për fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit”, thotë ministria në një njoftim.

Më 14 qershor Greqia ka vendosur të njohë të gjitha vaksinat, edhe nëse nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave. Kjo do të thotë se këtë verë shqiptarët e vaksinuar me vaksinën kineze Sinovac apo të ruse Sputnik V do të mund të udhëtojnë drejt vendi fqinj pa test PCR. Vaksinat që do të pranohen janë Novavax, Sinovac Biotech, Sputnik V, Sinopharm dhe CanSino Biologics.

Por si do të lëvizim drejt vendeve të tjera të BE-së?

Përvec Greqisë, të gjithë shtetasit shqiptarë, por edhe ata të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian, pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo.

Por prova që do ju kërkohet shtetasve të këtyre 3 vendeve  të Ballkanit është testi PCR 72 orë para udhëtimit drejt BE-së. Shumica e dërrmuese e shteteve anëtare do ta kërkojnë këtë provë. Disa prej tyre mund të gjykojnë nëse në disa raste, duhet të vendoset karantina apo jo. Sipas burimeve, shumë shtetet anëtare nuk duket se do të priren të vendosin karantinë për qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Por qytetarët shqiptarë do të duhet të informohen para udhëtimit të tyre për rregullat e shtetit anëtare të BE-së ku ata udhëtojnë. Informacionet lidhur me secilin shtete anëtar.

Sipas vendimit të Këshillit të Bashkimit Europian, të 27 shtetet anëtare duhet të heqin kufizimet për udhëtimet jo-thelbësore të qytetarëve shqiptarë dhe dy vendet e tjera të Ballkanit drejt Bashkimit Europian gradualisht duke filluar nga sot (18 qershor). Por secili shtetet anëtar mbetet kompetent për të përcaktuar afatin, se kur do të heqë kufizimet me Shqipërinë dhe dy vendet e tjera të Ballkanit. Pra, edhe në këtë rast, duhet konsultuar informacioni për shtetin anëtar ku dëshirojnë të udhëtojnë qytetarët shqiptarë.

Shtetet Anëtare mund të heqin gjithashtu kufizimin e përkohshëm për udhëtimet jo-thelbësore në BE në lidhje me udhëtarët e tillë që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të njërës prej vaksinave COVID-19 që kanë përfunduar procesin e Listimit të Përdorimit Emergjent të OBSH-së jo më vonë se 14 ditë hyrja në zonën e BE. Për këtë qëllim, udhëtarët që dëshirojnë të kryejnë udhëtime jo-thelbësore në një Shtet Anëtar duhet të kenë një provë të vlefshme të një vaksinimi COVID-19. Shtetet Anëtare mund të pranojnë certifikata të vaksinimit të vendit të tretë që përmbajnë të paktën grupin minimal të të dhënave si identifikimin e personit, llojin e vaksinës dhe datën e administrimit të vaksinës, në përputhje me ligjin kombëtar, duke marrë parasysh nevojën në gjendje të verifikojë vërtetësinë, vlefshmërinë dhe integritetin e certifikatës dhe nëse ajo përmban të gjitha të dhënat përkatëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë