Mbyllen dyert e Totenhemit për trajnerin Ivan Xhenaro Gatuzo, i cili u largua nga Fiorentina ditët e fundit ende pa debutuar në stolin e saj, për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit në lidhje me merkaton. Menjëherë emri i italianit u përmend te Totenhemi, madje gjithçka u duke e kryer, por klubi anglez ka bërë prapakthehu.
Sipas asaj që bën me dije “BBC”, Gatuzo nuk është një trajner i pëlqyer nga tifozët e Totenhemit, të cilët e kanë shfaqur irritimin e tyre në rrjetet sociale me anë të hashtagut #NoToGattuso. Kështu, pas Fiorentinës, sfumohet edhe Totenhemi për ish-trajnerin e Milanit dhe Napolit.
Gatuzo qëndroi vetëm 23 ditë te Fiorentina. Trajneri 43-vjeçar ishte kandidat për stolin e Totenhemit sapo te ky klub shkoi si drejtues Fabio Paratiçi. Tani gjithçka ka rënë poshtë, ndërkohë që mbetet e hapur pista e Paulo Fonsekës, trajnerit që drejtoi Romën sezonin e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje