Me fortifikim të mureve dhe kontrolle më të ashpra kufitare, Greqia po forcon qasjen e saj ndaj emigrantëve përpara muajve të verës, duke sfiduar kritikat nga grupet e ndihmës dhe duke thënë se nuk ka shumë zgjedhje duke pasur parasysh mungesën e mbështetjes nga pjesa tjetër e Europës.
Shumë azilkërkues u lanë të lirë vitin e kaluar kur një zjarr shkatërroi kampin Moria të Lesbos dhe Greqia ka mohuar akuzat e përsëritura se rojet e saj bregdetare kanë shtyrë anijet e migrantëve ndërsa ata hynin në ujërat greke nga Turqia.
Ministri i Migracionit, Notis Mitarachi thotë se qeveria po ndjek një qasje më të ashpër për të ofruar siguri.
“Politika jonë është e rreptë, por e drejtë dhe ne duhet të sigurohemi që kampet të veprojnë me rregulla që mbrojnë para së gjithash ata që jetojnë në kampe. Për këta njerëz është një shtëpi e përkohshme, mbron stafin, mbron komunitetet lokale”, tha Mitarachi.
Greqia ishte vija e parë e krizës së migrimit në 2015, kur zbarkuan një milion refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Shifrat janë ngadalësuar ndjeshëm që nga ajo kohë, por Greqia thotë se ende ka mbi supe një barrë të rëndë.
Jashtë Athinës në kampin Ritsona, shenjat e politikës më të ashpër janë të dukshme. Kampi është i rrethuar me beton dhe i ngjashëm me një qytet të vogël me mure, me dyqane ushqimore të improvizuara, një kasap dhe një kafene që shpërthen me muzikë arabe.
Përveç rrethimit të kampeve, Greqia nisi një tender të gjerë në qershor për të ndërtuar dy objekte të mbyllura në ishujt Samos dhe Lesbos. Athina thotë se masat do t’i bëjnë kampet më të sigurta por grupet e ndihmës thonë se politikat e ndalimit dëmtojnë njerëzit tashmë të traumatizuar nga lufta dhe konfliktet.
Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut i ka kërkuar Greqisë të rishikojë vendimin .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje