Raul Lemesoff, një artist në Buenos Aires, Argjentinë, ka krijuar një tank të çuditshëm ‘Weapon Of Mass Instruction’ që ai synon ta përdorë për të luftuar injorancën dhe përhapur njohuritë.
Lemesoff shndërroi një Ford Falcon të vitit 1979 në një automjet të çuditshëm si tank me hapësirë për të ruajtur rreth 900 libra – brenda dhe jashtë automjetit.
Ai u shpërndan libra falas të rinjve dhe të moshuarve.
“Misionet e mia janë shumë të rrezikshme”, bën shaka artisti duke qeshur në lidhje me projektin e tij. “Unë sulmoj njerëzit në një mënyrë shumë të bukur dhe argëtuese, me dije.”
Burimi: Boredpanda
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








Lini një Përgjigje