Futboll

Pas kalimit të Depay, Presidenti i Barcelonës, Laporta: Do të ketë edhe tri apo katër transferime të tjera

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për situatën e klubit duke theksuar se do të ketë edhe transferime tjera këtë verë.
Blaugranët tashmë ka sjellë në ekip katër transferime: Eric Garcia, Emerson Royal, Sergio Aguero dhe Memphis Depay.
Megjithatë, presidenti Laporta ka thënë se edhe përkundër situatës së komplikuar ekonomike, Barcelona pritet të bëjë edhe transferime tjera.
“Do të bëjmë një ekip shumë konkurrues”, ka thënë fillimisht Laporta për mediumin La Vanguardia.
“Ne tashmë kemi shtuar disa lojtarë si Eric Garcia, Aguero dhe Emerson dhe lojtarët të tjerë që do të vijnë”.
“Nënshkrimet do të jenë edhe 3 ose 4 më shumë”, përfundoi presidenti i Barcelonës.
Nderkaq, ylli holandez, Memphis Depay ka folur fjalët e para si lojtar i ri i Barcelonës, pas zyrtarizimit të tij gjatë ditës së shtunë.
Barcelona konfirmoi transferimin e Depay nga Lyoni si lojtar i lirë, duke e çuar në katër numrin e transferimeve këtë verë.
Pas nënshkrimit, Depay nuk ka hezituar të falënderojë të gjithë që e mundësuan transferimin dhe shtoi se është gati për të dhënë gjithçka. “Është një ëndërr e bërë realitet për mua t’i bashkohem klubit më të madh në botë, me tifozë fantastik”, tha ai. /Telegraf


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë