Prishtina e ka fituar 2-0 ndeshjen ndaj Folgore në “Elbasan Arena”, duke kaluar në finale të raundit të parë paraeliminator të Ligës së Kampionëve. Kjo ishte ndeshja e parë në histori në Ligën e Kampionëve për klubin kosovar, që tashmë duhet të mundë edhe ekipin Inter Escalades po në “Elbasan Arena” për të kaluar në turet eliminatore.
Kampionët e Kosovës krijuan disa raste në pjesën e parë, por nuk arritën ta gjenin rrugën e rrjetës. Kundërshtari qëndroi i tërhequr në mbrojtje e tyre, megjithatë do të dorëzohej në pjesën e dytë, kur Prishtina shtoi sulmet e saj. Endrit Krasniqi realizoi golin e parë në portën e kampionëve të San Marinos, kurse në fundin e ndeshjes sulmuesi Mendurim Hoti dyfishoi rezultatin.

Në finale Prishtina do të ndeshet me Inter Escaldes të Andorrës, që mundi HB Torshvan të Ishujve Faroe në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Kujtojmë që tri ndeshjet e turit të paaraeliminator të Ligës së Kampionëve UEFA ia besoi FSHF-së t’i organizojë.
Me Prishtinën aktivizohen edhe disa futbollistë të njohur të kampionatit shqiptar, si Sabien Lilaj, Gledi Mici dhe Gentian Muça. Dy të parët ishin titullarë në këtë ndeshje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje