Politike

30 qershori, Kushtetuesja “legjitimon” Voltana Ademin; rrëzohet kërkesa e Qeverisë për pezullim

Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e padisë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019-të, ku pas disa minutave debate është lejuar që në sallë të futet në cilësinë e vëzhguesit përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso.

Padia është dorëzuar në Kushtetuese në gusht të 2019-ës nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, për drejtimin e së cilës ka nisur një proces tjetër gjyqësor në Gjykatën Administrative të Tiranës mes Voltana Ademit dhe Pjerin Ndreut.

Në këtë seancë, Shoqata e Autonomisë Vendore, që drejtohet nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkoi që të ishte palë në proces. Kërkesa u kundërshtua nga Presidenca dhe nga vetë përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Qeveria nga ana tjetër i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që Shoqata e Bashkive të mos përfaqësohej nga Voltana Ademi dhe çështja të pezullohej nga ana e Kushtetueses deri kur Gjykata Administrative të Tiranës të shprehej se kush ishin organet e legjitimuara drejtuese të shoqatës që ka dorëzuar këtë padi.

Por, Kushtetuesja hodhi poshtë kërkesën e dytë të Qeverisë për pezullim të procesit, ndërsa në lidhje me statusin e Voltana Ademit tha se për këtë do të shprehej në fund të vendimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë