Bota

Tërmet i fuqishëm në Peru, banorët dalin në rrugë të tmerruar (Video)

Një tërmet me madhësi 5.8 ballë i shkallës Rihter u regjistrua në orën 21:54 të mbrëmjes me kohën lokale (4:54 në mëngjes në Europë) në brigjet jug-qendrore të Perusë, jo shumë larg kryeqytetit Lima.

Sipas të dhënave nga shërbimi i mbikëqyrjes gjeologjike të SHBA Usgs, tërmeti u konstatua rreth 50 km thellësi dhe një epiqendër 10 km larg qytetit të Malas.

Sipas mediave lokale, tërmeti u ndje qartë nga popullata deri në Lima, por aktualisht nuk ka raporte të dëmtimit të njerëzve ose pasurisë dhe nuk është lëshuar paralajmërim për cunami. Banorët e kryeqytetit Lima, dolën në rrugë të tmerruar nga tërmeti, sipas raportimeve të mediave lokale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë