Donaruma ka kryer vizitat mjekësore, Uijnaldum është zyrtarizuar më parë dhe tani është radha e Serxhio Ramos. Në pritje për të mësuar, nëse Mbape do të rinovojë apo jo, PSG ka gati një tjetër goditje të bujshme dhe që tani kandidon për Championsin e sezonit të ardhshëm.
Sipas “Cadena Cope”, ish-kapiteni i Real Madridit u ka thënë disa prej shokëve të skuadrës se ka zgjedhur të shkojë në Paris, pasi Leonardo ka pranuar t’ia plotësojë kërkesat ekonomike. Ramos pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 15 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Shuhen kështu zërat për një kalim të mundshëm të mbrojtësit spanjoll në Itali, ku emri i tij është lakuar te Milani dhe Roma e Mourinjos. Paga dhe ambicjet e Ramosit janë për klubet më të pasura të momentit, si Mançester Siti dhe PSG. Dhe spanjolli ka zgjedhur Parisin, ku mund të ritakohet edhe me Varane, francezin që nuk do të rinovojë me Realin.
PSG është hedhur orët e fundit në sulm edhe për mbrojtësin e djathtë të Interit, Hakimin. Marrëveshja me këtë lojtar mund të mbyllet për 70 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje