Ka sulmuar shtatë peshkopë të mbledhur për të vendosur nëse do ta dëbonin nga Kisha Ortodokse Greke me acid. Por prifti 36-vjeçar nuk ka shpëtim tani, ai është arrestuar në Athinë pas sulmit të bujshëm një ditë më parë gjatë një seance disiplinore të thirrur kundër tij.
Peshkopët ishin takuar në manastirin e Petrakit, selia e Sinodit të Kishës së Greqisë në qendër të Athinës, për të vendosur mbi largimin e tij.
Prifti u akuzua si i përfshirë në trafik droge, raporton agjencia e lajmeve “Ana”. Sipas mediave lokale, në qershor 2018, ai u zbulua se kishte në zotërim të 1.8 gram kokainë. Televizioni shtetëror ERT, raporton se fjalët e para të priftit në polici ishin: “I sulmova, sepse më hoqën rrobën e priftit“.
Tre kardinalë u shtruan në spital për djegie, të përqendruara në fytyrë. Njëri prej tyre do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni plastik, tha ministri grek i Shëndetësisë, Vasilis Kikilias, pasi vizitoi të plagosurit.
Edhe roja, i cili kishte arritur të bllokonte priftin në dalje, gjithashtu u transportua në spital për djegie. Zyrtarët më të lartë të shtetit, kanë ndërhyrë për çështjen në fjalë, e cila mori përmasa të mëdha publike në Greqi.
Presidentja Katerina Sakellaropoulou, dënoi sulmin dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis, foli me Geronimo II, primatin e Kishës Ortodokse Greke dhe kryepeshkopin e Athinës, duke siguruar që “shteti do të ofrojë të gjithë ndihmën mjekësore të nevojshme për një shërim të shpejtë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje