Politike

Garda merr në mbrojtje Ambasadorin e BE, Luigi Soreca

Qeveria ka ndryshuar një VKM-në që përcakton se cilat personalitete mbrohen nga Garda e Republikës, duke përfshirë në këtë listë edhe kreun e prezencës së BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Vendimi nuk është publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, por është zbardhur në Fletoren Zyrtare.

Mbetet e paqartë nëse vendimi është marrë me nismë të palës shqiptare, apo është kërkuar nga vetë Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, për shkak të ndonjë kërcënimi.

Krahas mbrojtjes fizike, Garda e Republikës do të ketë për detyrë të mbrojë edhe shtëpinë e Soreca-s, së bashku me ambientet ku ai ushtron veprimtarinë e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë