Një burrë sulmoi disa njerëz me thikë në Wurzburg, të Bavarisë në Gjermani. Shtypi gjerman raporton për tre viktima dhe gjashtë të plagosur. I dyshuari më pas u qëllua në këmbë dhe u neutralizua nga policia.
Nga videot e postuara në mediat sociale, shihet autori i dyshuar, një burrë me ngjyrë i veshur me pantallona dhe një këmishë me mëngë të gjata ngjyrë bezhë, duke tundur një thikë, ndërsa disa njerëz përpiqen ta ndalojnë atë.
Policia ka mbyllur pjesë të qendrës së qytetit për një “operacion madhor” dhe u kërkoi banorëve që të qëndrojnë larg.
“E kemi arrestuar të dyshuarin. Nuk ka indikacione që të kemi të bëjmë me një tjetër të dyshuar. Nuk ka rrezik për popullatën”, – njoftoi policia në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje