Futboll

Prishtina fiton edhe finalen në Elbasan, në Champions e pret… Myrto Uzuni

Prishtina e ka fituar edhe finalen ndaj Inter Eskaldes në “Elbasan Arena” dhe ka siguruar pjesëmarrjen në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve. Një sukses ky për kampionët e Kosovës, që në gjysmëfinale kishin eliminuar Folgore të San Marinos.

Stadiumi i Elbasanit ka rezultuar me fat për prishtinasit, që sot mundën Inter Eskaldes me rezultatin 2-0. Endrit Krasniqi, autor i të dy golave, ishte pa dyshim njeriu i ndeshjes për skuadrën e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani.

Festa e prishtinasve. Gazeta Si, 25 qershor 2021

Në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve Prishtina do të ndeshet me kampionët e Hungarisë, Ferencvaroshin, ku aktivizohet edhe sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni. Ndeshja e parë luhet në Hungari, më 6-7 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet më 13-14 korrik. Kuptohet që ndaj Ferencvaroshit do të jetë shumë më e vështirë për Prishtinën e Lilajt dhe Micit.

Sipas skemës së UEFA-s, 4 skuadrat kampione të kampionateve të vogla, Kosovës, San Marinos, Andorrës dher Ishujve Faroe, luajnë një lloj play-off-i për të kaluar në turin e parë eliminator. Bëhet fjalë për dy gjysmëfinale dhe finalen, që UEFA ia besoi FSHF-së dhe që ishte me fat për kampionët e Kosovës. Prishtina i fitoi të dyja ndeshet dhe tani “hyn” në skenën e madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë