Helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Kolumbisë është qëlluar me armë pranë kufirit me Venezuelën. Një zëdhënës i presidencës kolumbiane tha se askush nuk u lëndua në incident.
Presidenti kolumbian, Ivan Duque, njoftoi të premten se helikopteri në të cilin ndodhej bashkë me disa zyrtarë të lartë u sulmua në rajonin jugor Catatumbo në kufi me Venezuelën.

Duque tha se të gjithë ata persona që ndodheshin në bordin e helikopterit nuk mbetën të lënduar.
“Ne theksojmë edhe një herë, se qeveria që unë drejtoj, nuk do të stepet asnjë minutë, asnjë ditë në luftën kundër trafikantëve të drogës, kundër trafikimit dhe krimit të organizuar që veprojnë në këtë shtet”
Bashkë me presidentin kolumbian në bordin e helikopterit ishin dhe Ministri i Mbrojtjes Diego Molano, Ministrin i Brendshëm Daniel Palacios dhe guvernatori i shtetit Norte de Santander, Silvano Serrano.
Ata sapo kishin marrë pjesë në një ngjarje të titulluar “Paqja me ligjshmërinë, kapitulli i Qëndrueshëm i Catatumbo”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje