Ne rrjet

Propaganda, populli dhe fotoja e Kim i dobësuar, çfarë po ndodh me liderin koreanoverior

Tv shtetëror i Koresë së Veriut, Kctv, transmetoi komentin e një qytetari mbi gjendjen e “dobësuar” të Kim Jong-un, në një lëvizje të pazakontë që nxit dyshimet për shëndetin e liderit komunist.

Komenti i rrallë publik mbi shëndetin e udhëheqësit, u lëshua pasi ekspertët e çështjeve të Koresë së Veriut, vunë re një humbje peshe të Kim Jong-un.

“Duke parë sekretarin e përgjithshëm të dobësuar, zemrat e njerëzve tanë janë thyer aq shumë”, – tha i intervistuari.

Shpjegimi i analistëve – Në video, banorët e Phenianit, janë filmuar duke parë një ekran të madh të vendosur në rrugë në kryeqytet me imazhet e një koncerti të ndjekur nga Kim dhe zyrtarë të nivelit të lartë, pas një takimi plenar të Partisë së Punëtorëve.

Analistët besojnë se Pheniani po përdor pamjet e Kim-it për ta portretizuar atë si një udhëheqës “të përkushtuar dhe punëtor”, ndërsa vendi lufton për të menaxhuar krizën e tij të rëndë ushqimore dhe sfidat e tjera të shumta.

Kufijtë e mbyllur – Koreja e Veriut mbylli kufijtë e saj në janar 2020 për të mbrojtur veten nga pandemia Covid-19, duke ndërprerë tregtinë me Kinën, e cila mbetet aleati dhe partneri i saj historik, ndërsa të gjithë punonjësit ndërkombëtarë të ndihmës kanë lënë vendin.

Shqetësimet shëndetësore të Kim – Spekulimet shëndetësore të Kim, shpërthyen vitin e kaluar, pasi udhëheqësi anashkaloi përkujtimin për ditëlindjen e 15 prillit të gjyshit Kim Il-sung, themeluesit të shtetit, duke munguar në jetën publike për rreth 20 ditë.

Babai i “gjeneralit të ri”, Kim Jong-il dhe gjyshi Kim Il-sung, ishin gjithashtu mbipeshë, duhanpirës dhe adhurues të alkoolit: të dy vdiqën nga sulmet në zemër për shkak të sëmundjeve kronike dhe jetës jashtëzakonisht të çrregullt.

Humbje peshe? – Në vitin 2016, shërbimet e inteligjencës së Koresë së Jugut, raportuan se Kim kishte fituar peshë të paktën 130 kilogramë, me rreth 40 kilogramë të grumbulluar që nga marrja e pushtetit në fund të vitit 2011.

Në vitin 2020, vlerësimet ishin për 10 kilogramë të tjerë të fituar, duke e çuar totalin në 140 .

Kur Kim u rishfaq në mediat shtetërore në fillim të qershorit, pas një mungese prej gati një muaji, analistët në NK News, një uebfaqe me bazë në Seul që monitoron ngjarjet në Veri, vunë në dukje se rripi i orës së tij dukej se ishte më i ngushtë, pikërisht për shkak të humbjes së peshës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë