Me një infeksion të dyfishtë, sipas ekspertëve, krahasuar me virusin tradicional Covid-19, varianti “Delta” po shkakton vatra të rrezikshme në botë.
Së fundmi, në rend kronologjik, ai që shpërtheu në Majorka, ku qindra nxënës – sipas të dhënave të raportuara nga komunitetet autonome ku ata janë kthyer – u infektuan gjatë një udhëtimi dhe shumë prej tyre u detyruan të futen në karantinë.
Komuniteti i Madridit në Spanjë është më i prekuri (363 nxënës të infektuar). Autoritetet po hetojnë rrethanat që lejuan zhvillimin e shpërthimit maksimal.
Si u infektuan
Nxënësit kishin mbërritur të organizuar në Majorka midis 12 dhe 20 qershorit dhe askush prej tyre nuk ishte vaksinuar kundër koronavirusit. Në origjinë të infeksioneve, shpjegon gazeta “El País”, ka pasur festa të mbajtura nga të rinjtë në dhomat e tyre të hotelit në zonën e plazhit Llucmajor, udhëtime me varka dhe një koncert festiv të muzikës Reggaeton të mbajtur në arenën e luftimeve me dema të Palma de Mallorca.
Në veçanti, autoritetet po hetojnë nëntë hotele në Llucmajor dhe kanë hapur tashmë një dosje për mosrespektim të masave anti-Covid kundër organizatorëve të koncertit.
Revolta për të lënë hotelin

“Somos negativos, queremos salir”. (“Ne jemi negativë, duam të dalim jashtë”). “Libertad!” “Secuestro balear”.
Thirrjet e nxënësve spanjollë të përfshirë në vatrën e krijuar të Covid në Majorka, kumbojnë nga ballkonet e bardha të hotelit “Bellver”, shumë afër shëtitores Palma.
Ndërtesa strehon 249 të rinj, nga të cilët 62 kanë rezultuar pozitivë. Megjithatë ata vazhdojnë të pretendojnë se nuk janë të infektuar dhe prandaj pretendojnë të largohen.
Dëshmia
“Por nuk është e vërtetë. I dëgjova të bërtasin nga ballkoni në ballkon, duke pyetur për rezultatet e testeve që iu nënshtruan. Disa thanë se ishin pozitivë”, – thotë Juan (emri i vërtetë), 30 vjeç.
“Në çdo rast, edhe fëmijëve që janë testuar negativisht, u kërkohet të qëndrojnë në izolim për dhjetë ditë, pasi ata janë kontakte të ngushta të njerëzve pozitivë”.
30-vjeçari ka qëndruar në një dhomë në katin e katërt të hotelit që nga e premtja 25 qershor.
Kushtet dhe ushqimi
Hoteli “Bellver”, është një nga të ashtuquajturit ‘puente’, hotele të ngritura për ata që nuk kanë mundësinë e karantinës në shtëpi.
Ose sepse nuk ka hapësirë të mjaftueshme, si në rastin e Juan. Ose sepse ai po kalon nëpër Majorka, si në rastin e të rinjve spanjollë – kryesisht midis 17 dhe 18 vjeç – të cilët erdhën në ishullin iberik për të festuar fundin e shkollës.
“Dhoma dhe ushqimi janë falas. E gjithë qeveria paguan (dmth administrata e ishujve”, – shpjegon Juan.
“Ushqimi përgatitet në spitalin Son Espases, ata na e sjellin që andej. Ne marrim katër vakte në ditë”.
Juan thotë se për dy ditë qëndrimi i tij në hotel, ishte pothuajse i këndshëm, sikur të mos ishte për simptomat e Covid: “Unë bisedova me mysafirët e tjerë, ne mbështetëm njëri-tjetrin. Ishte një ‘buen rollo’ (një atmosferë e këndshme”.
Zhurma dhe shakatë e tepruara

Por me mbërritjen e tyre, midis të shtunës 26 dhe të dielës 27 qershor, gjërat shpejtuan. “Ata bërtasin gjatë gjithë kohës, e vendosin muzikën me volum të lartë pa u interesuar se kush është i sëmurë dhe duhet të pushojnë. Është kështu për 20 orë në ditë”, – vazhdon djali.
“Ata vrapojnë në korridore, edhe nëse është e ndaluar të dalin nga dhoma e tyre. Përdorin telefonin fiks (i cili përdoret për alarm në rast se ndihet dikush keq) për të bërë shaka me të ftuarit e tjerë dhe me stafin. Dhe kështu ata bllokojnë gjithçka”.
Dhe pastaj është lufta ushqimore. “Ata hedhin fruta dhe pjata me spageti nga ballkonet. Vajza në dhomën ngjitur me timen, i kërkoi me mirësi që të ulnin muzikën. Në përgjigje, ata i hodhën një mollë asaj”.
Askush nuk guxon të shikojë më në ballkon. “Ata po i bëjnë ditët shumë të komplikuara”. Dy rojet e sigurisë së hotelit mund të bëjnë pak. Ndërsa kordoni i policisë jashtë ndërtesës, ka për detyrë të sigurohet që të rinjtë të mos dalin nga dhomat.
Prindërit ankohen
Ndërkohë, nëna e një prej adoleshëntëve, denoncoi Drejtoreshën e Përgjithshme të Shëndetit Publik, Maria Antònia Font, për abuzim dhe ndalim të paligjshëm. Gruaja, avokate me profesion, pretendon se autoritetet shëndetësore e morën fëmijën e saj të mitur në hotel pa pëlqimin paraprak të prindërve. Dhe disa adoleshentë të tjerë po ankohen për trajtimin e tyre në mediat sociale.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje