Ne rrjet

Raporti i OKB: Shqipëria e para në Europë për hashashin, kontrollon nga prodhimi te shitja

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet, ka renditur Shqipërinë në vendin e 6 nga 71 shtete të botës për origjinën e kanabisit. Në Europë, Shqipëria renditet në vendin e parë duke ia kaluar edhe Spanjës në vendin e 8 dhe Holanda në vendin e 9.

Sipas raportit të OKB-së, shqiptarët “luajnë” me kanabisin në mënyra efikase duke eliminuar palët e treta, që do të thotë se kontrollojnë hashashin nga prodhimi, deri te trafikimi dhe shitja me pakicë të blerësit fundorë. Hyrja e shqiptarëve në rrjetin e drogës në Europë ka diversifikuar rrjetin dhe lehtësuar bashkëpunimet me Amerikën Latine. Ky rrjesht tashmë është zgjeruar dhe janë shtuar aktorët. Më parë ishin shumë pak të përfshirë.

25% e arrestimeve në nivelin e parë të tregtimit të kanabisit në botë janë me origjinë nga Shqipëria.

Më parë një vendburim i trafikut të kanabisit dhe kokainës ishte Holanda, me drogë të ardhur nga Amerika Latine për t’u spërndarë në Europë. Tani përveç grupeve shqiptare, kanë hyrë edhe grupet serbo-kroate, Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Me këtë larmishmëri është rritur efikasiteti dhe bashkëpunimi në trafikun e drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë