Bota

Turqi, fotografi i AFP-së bllokohet dhe arrestohet në tokë me gjurin mbi qafë (Video)

Fotografi i agjencisë franceze të lajmeve, AFP dhe fituesi i Çmimit Pulitzer për Fotografi, Bulent Kiliç, u arrestua në 26 qershor dhe u dhunua në Stamboll nga policia turke, ndërsa filmonte demonstrimet e “Gay Pride”.

Marshimi u ndalua nga autoritetet qeveritare. Bulent Kiliç u la i lirë disa orë më vonë, duke denoncuar policinë turke për dhunë gjatë arrestimit.

Në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, mund të shihet qartë një oficer i zbatimit të ligjit që shtrin fotografin në tokë, duke i vendosur një gju në qafë.

Njësoj si rasti në Mineapolis të SHBA-ve vitin e shkuar, ku agjenti Chauvin i mori frymën deri në vdekje afro-amerikani George Floyd.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë