Kryeministri Edi Rama, ashtu si një ditë më parë ministri Bledi Çuçi e mbrojti Policinë e Shtetit dhe tha se dy episodet e fundit tragjike nuk mund të zhbëjnë, sipas tij rezultatet e arritura në luftën kundër paligjshmërisë.
Rama nënkuptoi se ristrukturimi i paralajmëruar nuk do të prekë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
“Nuk ka krizë në Policinë e Shtetit. Kjo është fare e qartë për mua bazuar në fakte, kontekste dhe trende. Puna e policisë nuk hidhet poshtë, por nga pikëpamja e dënueshmërisë së këtyre personave puna lë për të dëshiruar. Ky është fakti. Nuk justifikoj asgjë dhe nuk heq asnjë përgjegjësi nga askush”, tha ai.
Kryeministri deklaroi se ka një sulm të vazhdueshëm ndaj Policisë së Shtetit, që e cilësoi absurd.
“Sulmi ndaj policisë së shtetit është absurd dhe nuk kam parasysh që mund të bëjë shumë mirë punën e vet. Por nuk është vetëm policia në një vend demokratik, ajo që garanton gjithçka. Ndërkohë ristrukturimi i policisë dhe në aspektin e drejtimit që nga niveli i drejtuesve në qarqe është një proces që ka nisur të diskutohet dhe do të ristrukturohet më shpejt seç ishte menduar. Procesi i ndryshimeve në strukturat e larta drejtuese do të bëhet më shpjet nga seç ishte planifikuar”, u shpreh Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje