Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është shprehur me anë të një postimi në Facebook se pasi shembën barbarisht Teatrin, tani po shembin edhe shtetin e të drejtës pasi vendimi i KKT-së është presion mbi Gjykatën Kushtetuese.
“Në fillim thanë se teatri duhej bërë me PPP dhe kulla sepse nuk kishin para. Mashtruan!
Sot thonë se teatri do bëhet duke shtuar borxhin publik, pa kulla. Mashtrojnë!
Pasi shembën barbarisht dhe në shkelje totale të çdo norme e ligji godinën historike, sot po shembin shtetin e së drejtës dhe po ushtrojnë prsion mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur fillimin e punimeve për të ashtuquajturin Teatri i Ri.
Veliaj thotë 0 Kulla, por nxitimi për të filluar punimet zbulon qartë që interesi i regjimit Rama-Doshi nuk është arti, as kuktura, as Teatri, por vetëm fitimet marramendëse nga projekti korruptiv i kullave që do të shërbejnë si lavatriçe e parave të pista të krimit e korrupsionit.
Vendimi i sotëm është një tjetër akt i arbitraritetit, dhunimit të ligjit, gjykatave dhe interesit publik, që dëshmon se masakra zgjedhore e 25 Prillit nuk zgjidhi asgjë pë shqiptarët.
PD do të jetë deri në fund në krah të betejës së Aleancës për Teatrin dhe qytetarëve shqiptarë për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.”-shkroi ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje