Politike

Çështja e detit Shqipëri-Greqi/Dendias: Vendimi për të shkuar në Hagë është kapitull i ri

Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias ka deklaruar se Greqia dhe Shqipëria hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre bilaterale, me vendimin për të referuar caktimin e kufijve detarë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Gjatë një forumi të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Shqipëri për marrëdhëniet greko-shqiptare, Dendias ka theksuar se dërgimi i çështjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë ishte një hap i madh për të dyja vendet.

 “Ky vendim është shembullor në atë se si çështjet e rëndësishme mund të zgjidhen kur të dy palët janë përqendruar në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.”-është shprehur Dendias.

Ai përmendi lidhjet historike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontributin e minoritetit grek, si dhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, në krijimin e një ure të qëndrueshme miqësie midis dy vendeve.

Dendias përsëriti gjithashtu se Greqia mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë, ndërsa përmendi dhurimin e 20,000 vaksinave për të trajtuar Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë