Bota

Refuzimi masiv i qytetarëve, Rumania i shet vaksinat Danimarkës

Rumania ka rënë dakord t’i shesë Danimarkës dozat shtesë të vaksinës Pfizer-BioNTech.

Ministri i Shëndetësisë Magnus Hoinike deklaroi se Rumania ka një mbështetje të ulët për vaksinimin dhe prandaj dëshiron të shesë vaksinat që nuk do të jenë në përdorim.

Rumania nuk e arriti objektivin e saj për të vaksinuar 5 milion qytetarë brenda muajit maj.

Deri më tani janë vaksinuar vetëm 1/5 e popullsisë, kjo për shkak të mosbesimit ndaj institucioneve dhe keqinformimit.

Danimarka pret që vaksinat e para për Covid-19 që bleu do të dorëzohen nga Rumania brenda javës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë