Në Kanada shënohet një rekord i ri i nxehtësisë ekstreme, për të tretën ditë radhazi: 49.5 gradë u regjistruan në Lytton, një fshat në verilindje të Vankouverit, në mes të një vale nxehtësie që ka shkaktuar dhjetëra vdekje të papritura të raportuara ditët e fundit në rajon.
Një emergjencë që e detyroi departamentin e policisë të riapozicionojë dhjetëra oficerë dhe të kërkojë të thërrasë 911 vetëm për raste urgjente, sepse vdekjet e lidhura me vapën përvëluese kishin shkaktuar edhe mbarimin e burimeve të vijës së frontit dhe vonesat në përgjigje.
“Vankouver kurrë nuk ka provuar një nxehtësi të tillë dhe fatkeqësisht dhjetëra njerëz po vdesin prej saj”, – shpjegoi një oficer policie.
Policia Mbretërore Kanadeze dhe Policia e Qytetit Vankouver, kanë njoftuar veçmas se mbi 200 njerëz kanë vdekur që nga e premtja e shkuar në zonën metropolitane të vendosur në bregdetin kanadez me pamje nga Paqësori, në një valë nxehtësie që po prek gjithashtu edhe Perëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje