Në Greqi, të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në ambientet e brendshme të bareve dhe restoranteve, nga 15 korriku duhet t’i tregojnë një tampon ose të test të shpejtë të bërë gjatë 48 orëve të fundit.
Pas njoftimit se do të japë 150 euro për të rinjtë që vaksinohen, dje qeveria vazhdoi të shpallë një sërë masash për ata që nuk vaksinohen. Në thelb, sipërmarrësve u kërkohet të ndërmarrin protokolle më të rrepta, duke mos lejuar të pa vaksinuarit të hyjnë në hotele, barë apo restorante pa treguar se nuk janë të infektuar.
Por sa kushton një provë e shpejtë për ata që zgjedhin të mos vaksinohen?
Testet e shpejta në Greqi kushtojnë 20 euro. Pra, nëse një kafe në vendin fqinj kushton rreth 4 euro, për të pavaksinuarit në të vërtetë do të kushtojë 24 euro, pasi ata do të duhet të paguajnë 20 euro për testin e shpejtë.
Në vendin fqinj, testi i shpejtë mund të kryhet nga mjekë dhe farmacistë privatë. Kështu, të gjithë ata që nuk kanë një certifikatë vaksinimi duhet të bëjnë vetëm testin e shpejtë ose një tampon në mënyrë që të hyjnë në zonat që nuk janë të ndaluara për të vaksinuarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje