Javën tjetër 4 skuadrat tona fillojnë aventurën e tyre auropiane. Partizani merr pjesë në Ligën e Konferencës dhe në turin e parë eliminator të kompeticionit më të ri europian, do të përballet me moldavët e FC Sfintul Gheorghe.
Ndeshjen e parë Partizani e luan në shtëpi më 8 korrik dhe drejtuesit kanë zgjedhur stadiumin “Elbasan Arena”. Të kuqtë do të kenë në këtë ndeshje mbështetjen e tifozëve të tyre, pasi prej 1 korrikut, sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve, stadiumet do të hapen pjesërisht, deri në 30% të kapacitetit.

Ndeshja e së enjtes së ardhshme gjykohet nga një treshe zvicerane, me kryesor Lukas Fandrik dhe asistentë Jonas Erni dhe Guilame Maire. Skuadra e trajnerit Ilir Daja ka shanse reale për ta kaluar turin e parë eliminator.
Gjatë kësaj periudhe Partizani ka pësuar shumë ndryshime. Nga klubi kryeqytetas janë larguar disa titullarë me peshë, si Jasir Asani, Erald Çinari, Esin Hakaj, Eneo Bitri dhe Rron Broja. Janë afruar ndërkohë elementë të spikatur, si Herald Marku, Emiljano Musta, Dejan Shehi dhe së fundi Filip Gligorov. Fazën përgatitore Partizani e ka zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje